Në sulmin në Kryvyi Rih të plagosur rëndë janë pesë persona, kjo sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak.
![Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës Andriy Yermak përmes Telegram](https://liveblog.digitalimages.sky/lc-images-sky/lcimg-f648fd95-023d-4c96-a30b-95d01155ef49.jpeg)
Një raketë ruse ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur 20 të tjerë, pasi goditi bllokun e apartamententeve në një qytet qendror të Ukrainës.
Ky lajm u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se po vijojnë kërkimet nën rrënoja.
“Mes të plagosurve rëndë është një fëmijë. Një kërkim është duke u zhvilluar për njerëzit nën rrënoja”, tha ai.
Në sulmin në Kryvyi Rih të plagosur rëndë janë pesë persona, kjo sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak.
Top Channel