Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të ketë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e një qeverie teknike në vend, edhe pas marrëveshjes së sotme (e martë) mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit që ai drejton, për normalizimin e jetës parlamentare.
Teksa në Kuvend u arrit pakti për krijimin e dy komisioneve hetimore dhe “shkarkimin” e Enkelejd Alibeajt nga bashkëdrejtimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku flet prej më shumë se dy muajsh, Sali Berisha për thirrje për t’i shkurtuar këmbët kësaj qeverie.
“Ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre. Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale”, tha Berisha.
Sipas tij “në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji. Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja. Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni”.
Top Channel