Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se do të kandidojë për pozitën e shefit të NATO-s, duke u zotuar për “rinovim të perspektivës” në këtë kohë kritike për aleancën.
Në dy vjetët e fundit, aleanca perëndimore e mbrojtjes ka funksionuar në një ambient sfidues të sigurisë, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Kam vendosur t’i hyjë garës për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, ka thënë Iohannis, shteti i të cilit kufizohet me Ukrainën.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, besohet se është në krye të garës për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Soltenbergun, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë shprehur mbështetje për kandidimin e tij potencial.
Megjithatë, Hungaria ka thënë se nuk do ta mbështesë Rutten, i cili e ka kritikuar në të kaluarën Qeverinë e Hungarisë.
Pasardhësi i Stoltenbergut – ish-kryeministrit të Norvegjisë, i cili e ka mbikëqyrur NATO-n për një dekadë – pritet të shpallet pak para samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Uashington.
“Duke e marrë parasysh kontekstin aktual të sigurisë, besoj që është koha që shteti ynë të marrë më shumë përgjegjësi brenda udhëheqësisë euroatlantike”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate.
Sipas rregullave të NATO-s, asnjë vendim nuk konfirmohet pa u arritur konsensusi për një kandidat.
Top Channel