Në javën e modës në Paris, modeli me origjinë shqiptar, Elton Ilirjani mori pjesë në katër shfaqje.
Ai hapi dhe mbylli pasarelën e dedikuar stilisteve serbë në kalendarin e modës, në Galerinë e famshme Bourbon, duke dhënë mesazhin e paqes, dedikuar popullit serb.
Po ashtu, ishte kryemodel në K Fashion të qeverisë koreane në Pallatin e Tokjos në kryeqytetin francez.
Suksesi vazhdoi më tej, kur në 20 veshje të ndryshme të koleksionit të fundit vjeshtë-dimër 2024-2025 të stilistit me famë botërore Malan Breton. Kjo paraqitje u mbulua nga mediat ndërkombëtare: Elle, Bazzar, Marie Claire, Fashion Network, Le Figaro, Vogue, etj!
Ndërkohë, në platformën sociale të stilistit është njoftuar një film dokumentar mbi modën, i quajtur: “Je suis Moná…”
Top Channel