Kush do t’a marrë marrë dosjen e “21 Janarit”? Gjyqtari Binaj: Mund të hetojnë disa Prokurori. Përfaqësuesi i SPAK: Shkalla e Parë dhe Apeli na japin të drejtë

12/03/2024 14:17

Detaje të reja janë zbardhur në seancën për “21 janarin” që po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni po zhqyrtojnë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut.

Gazetarja e  Top Channel, Anila Hoxha, e cila po ndjek çështjen ka zbardhur detaje nga brenda seancës, ku janë përfshirë gjyqtari Sokol Binaj dhe prokurori i SPAK, Alfred Shehu.

DEBATI I PLOTË

Gjyqtari Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?

Prokurori Alfred Shehu: Kemi kërkur informacion nga Prokuroria e Tiranës.

Gjyqtari Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e Prokurorisë së Posaçme.

Prokurori i SPAK Alfred Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Gjyqtari Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Prokurori Alfred Shehu: Po heton Tirana.

Gjyqtari Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjësi?!

Prokurori Alfred Shehu: S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Gjyqtari Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Prokurori Alfred Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.

Gjyqtari Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ata ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Prokurori Alfred Shehu:Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet.

Gjyqtari Sokol Binaj: Jepi përgjigje. Kallëzimi vjen dhe regjistrohet.

Prokurori Alfred Shehu: Ky disponim i Prokurorisë është vlerësuar edhe nga gjykata.

Gjyqtari Sokol Binaj: Është kjo shkresë.

Prokurori Alfred Shehu: Ky kallzim nuk është regjistruar. Ai kallëzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër.

Gjyqtari Sokol Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.

Prokurori Alfred Shehu:I qëndrojmë argumentave tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu këto vendim i Shkallës së Parë dhe Apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA