Avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri tha se video regjistrimin do ta dorëzojnë në SPAK, sapo të thirren atje.
Ai theksoi se tashmë SPAK është i detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur katër qytetarë.
“Gjykata e Lartë kërkoi të regjistrohej por të bëjnë hetime duke iu referuar edhe vendimit të gjykatës së Strasburgut, SPAK është i detyruar të bëjë hetimin e kësaj çështje.
Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare.
Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi”, tha avokati.
Këtë të martë, Gjykata e Lartë vendosi që çështja e “21 janarit” t’i kalojë prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas kërkesës ë familjarëve të Aleks Nikës, një qytetarëve që mbetën të vdekur gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011 para Kryeministrisë.
Seanca cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin.
Top Channel