Gjykata e Lartë po shqyrton sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK.
Kjo çështje po gjykohet nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga seanca, ku avokati i Rajmonda Nikës, Idajet Beqiri tha se kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK
“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë nga ana juaj qe kjo çështje të këtij gjykimi të vendoset kalimi pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra proceduriale që nuk bazohen në kodin e provedurës penale. I kemi me shkrim janë dhjetë faqe, po flas në mënyrë të përmbledhur. Kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK dhe jo të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm. Si viktimë krimi paraqiten rrethanat dhe me emër e mbirmër. Ne nuk prisnim mos kompetencë që u miratua dhe nga gjykata. Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kopetencash, mos fillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK.
Spak ka bërë rolin e një të padituri. Ne themi me kallëzim konkret, kemi dhënë provat dhe nuk mund të thuash me një shkresë përcjellëse që po dolën gjatë hetimit tek e Tiranës na takon neve. Po të qëndrojmë tek Gjykata e Strasburgut thotë që është krim shtetëror dhe krimin shtetëror nuk e kryen gardisti”, tha Idajet Beqiri, avokati i Rajmonda Nikës.
“Pasi u njohëm me kërkesën çmojmë që nuk janë të pabazuara. Funksionet e Prokurorisë së Posëçme përcaktohen me ligj, parashikohen në ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojme se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Per shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm. Shkresat në vetvete janë shkresa administrative dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë “, tha Alfred Shehu, prokuror i SPAK.
Kujtojmë se një ditë më parë, përmes një letre Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës kërkon që Gjykata e Lartë të vendosë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të regjistrojë hetimin penal për ngjarjen e 21 Janarit 2011.
Sot Gjykata e Lartë vendos nëse dosja do t’i kalojë SPAK-ut apo do të mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës.
Top Channel