Gjekmarkaj mbështet bisedimet me PS: Protesta është dobi publike, por t’i kthehemi arsyes dhe të kapim momentin

12/03/2024 15:27

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se bashkëjetesa në institucione si ai i Kuvendit është i detyrueshëm për të gjitha palët.

Ai theksoi se rregullat janë të qarta në Kushtetutë zgjidhja për rikthimin në normalitet është pikërisht aty.

“Po nxitem nga fjalët që u përdorën ketu, normalitet dhe protestë që të shpreh dy mendime.

Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestes së studentëve kundër “normalitetit” të diktatures. “Normaliteti”, sjell stanjacion i cili ka nevojë për shkundje. Nuk duhet  të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipuese. Të tilla kanë bërë demokratët dhe socialistët në emër të standarteve, standarte këto që mbase nuk i kemi aty ku dëshirojmë të jenë. Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt por e qytetarëve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucione që e kanë të detyrueshme bashkëjetesën. Askush as nuk duhet as mund ti pervetësoje. Ne jemi pasionante në mbrojtje të interesave tona partiake duke notuar mes rregullave dhe hileve. Rregullat janë në Kushtetutë, aty është edhe zgjidhja. Le të kapim momentin dhe ti kthehemi arsyes, monopolin e së cilës se ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike që është. Hilet pastaj, intensifikimi i tyre të çojnë drejt reagimeve! Protesta e këtyre muajve e opozites është një dobi publike, ajo vendos një standart per të tejkaluar një tjeter. Secili duhet te mesoje prej saj! Ajo le trashëgimi për jetën politike!”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA