25/11 22:09
Gabriela Arapi në programin “Procesi Sportiv” mbrëmjen e djeshme ka “çmendur” të gjithë me paraqitjen e saj.
Ajo erdhi në studio e shoqëruar nga Sara, ku kjo e fundit shprehet se hynë së bashku në studio si një shenjë solidariteti pasi ka qenë edhe 8 marsi. Sara më pas ka ftuar ish-banorin e BBV3 Gabriele Mezinin, ndërsa Gabriela ka ftuar në studio ish-banorin e BBV Ar Bakallin.
Paraqitja e Gabrielës u komentua shumë nga të ftuarit, ku nuk mungonin as plane nga dekolteja e saj e hapur e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ar Bakalli i pyetur nga Manushi se “çfarë pati sepse u duk i shqetësuar pranë Gabrielës”, ai përgjigjet: Kisha frikë se do më bënte nga ato provokimet e saj.
Top Channel