Dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në Durrës, arrestohen brenda 24 orëve 6 persona

12/03/2024 13:39
Foto ilustruese

Në qytetin e Durrësit janë arrestuar 6 persona të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve që kanë ndodhur në qytet.

Arrestimi i tyre u bë brenda 24 orëve, ku një prej tyre është një 36-vjeçar nga Ohëri. 36-vjeçari J.N u kap duke vjedhur një pajisje në një banesë në lagjen nr 17/1. Nga hetimet ka rezultuar se ku person më datën 4 dhe 6 mars ka vjedhur disa pajisje në dy banesa të tjera në lagjen nr 3.

Gjithashtu në pranga ka rënë një 34 vjeçar i cili dyshohet se pasi kishte furnizuar makinën me karburant, është larguar pa paguar.

4 persona të tjerë janë arrestuar pasi kanë vjedhur materiale në një hekurudhë ndërtimi. Personat e vënë në pranga janë: E. Sh., 35 vjeç, E. C., 20 vjeç, A. N., 30 vjeç dhe I. D., 34 vjeç. Po vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA