Denoncuesi i Boeing, John Barnett gjendet i vdekur në SHBA

12/03/2024 17:17

Një ish-punonjës i kompanisë Boeing që ishte duke dhënë dëshmi në një çështje për mangësitë e sigurisë së avionëve, është gjetur i vdekur në SHBA, me një plagë të vetë-shkaktuar, njoftojnë mediat.

Ish-punonjësi i Boeing kishte denoncuar për ato që besonte si shqetësime sigurie në procesin e prodhimit pasi kishte qenë kontrollor cilësie  prej rreth 30 vjetësh para se të dilte në pension në 2017.

Mjeku ligjor i Karolinës së Jugut vendosi se 62 vjeçari kishte vdekur nga një plagë arme e vetë-shkaktuar, duke iureferuar vetëvrasjes.

Në vitin 2019, Barnett kishte thënë për rrjetin BBC se rreth një e katrta e sistemeve të oksigjenit kishin defekte dhe nuk funksiononin në raste emergjence.

Ai pretendonte gjithashtu se pjesë defektoze këmbimi vendoseshin qëllimisht në avionë gjatë montimit, në procese të përshpejtuara që kompromentonin sigurinë e tyre.

Familjarët e tij thanë se ai kishte ngritur shqetësimet zyrtare prej vitit 2017, ndërsa çështja do të dilte në gjyq këtë qershor.

“Ai mezi priste të dilte në gjykatë dhe shpresonte të bënte që Boeing të ndryshonte kulturën e tyre të punës”.

“John mbajti gjithë përgjegjësinë në krahët e tij në interes të publikut që përdor avionët”, thuhet në deklaratën e familjes.

Avokati i tij tha për rrjetin BBC se vdekja e zotit Barnett “tragjike”.

Mes akuzave të të ndjerit ishin ato për bullonë që mungonin nga dyer të avionit Boeing apo dritare të krisura në kabinën e pilotimit, që kanë detyruar avionin të ulet sërish në aeroport.

Kësaj jave një avion Boeing me 50 pasagjerë bëri ulje të detyruar prej një “defekti teknik në ajër”, shkruan rrjeti Sky.

FOTO GALERI
1/3
John Barnett kishte denoncuar për ato që besonte si shqetësime sigurie në procesin e prodhimit

Top Channel