“Juli më ka mërzitur, Egla, arrogante dhe problematike…”/ Cubi gris fotot e personazheve të Big Brother VIP, ironizon Luiz Ejllin: Ai është Mbreti!

11/03/2024 10:13

Cubi Metkaj e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, në “E Diell”, ka komentuar personazhet e këtij sezoni në shtëpi.

Në lojën me foto, Cubi ka zgjedhur të grisë fotografinë e Julian Dedës duke u shprehur e mërzitur me lojën e tij, çka lë të kuptohet se aktori ka më tepër potencial. Nga ana tjetër, Egla Ceno sipas saj është njeriu më problematik në Big Brother, shumë arrogante dhe bën moral.

E ndalur te Luiz Ejlli, me xhentilesë të jashtëzakonshme, Cubi e ka vendosur foton e tij mbi divan duke u shprehur se ai është Mbreti.

Ronaldo: Julian Deda?

Cubi: Jo more, këtë se duam fare. Më ka mërzitur për ca gjëra.

Ronaldo: Në lidhje me çfarë?

Cubi: Me lojën në Big Brother. Duhet të jetë më fortë.

Ronaldo: Më fortë se aq? Voton ti për Julin?

Cubi: Sigurisht.

Ronaldo: Egla Ceno.

Cubi: E gris këtë dhe në këtë rast e kam seriozisht. Meqënse ra fjala, kjo goca ka veshur njëherë brekushe kur ka ardhur te ne në një format humori dhe pastaj na bënte moral. Mbi të gjitha është shumë arrogante dhe për mua është njeriu më problematik aty brenda, për shkak të të cilës ka shumë sherre dhe polemika sidomos mes gocave. A ta hedh në tokë?

Ronaldo: Roza Lati, ndryshe Suki-Suki?

Cubi: Suki-Sukin e duam, është e lezetshme, e përmbajtur, e kujdeshshme, ka karakterin e vetë. Është gazetare, do ti ngacmojë…

Ronaldo: Personazhi i radhës, Luiz Ejlli?

Cubi: Ky është Mbreti o shok. Thjesht do ta ulë te divani. Vetëm me këtë nuk… Unë e hëngra njëherë. E hëngra pa punë, jo me punë. Ç’më duhet mua ky sport. Tani po presin të bëhen edhe prindër, ku ka më mirë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA