Disa agjenci të mëdha lajmesh kanë tërhequr një imazh të shpërndarë nga Kensington Palace që tregon Catherine, Princeshën e Uellsit dhe fëmijët e saj, duke thënë se ata besojnë se fotografia është manipuluar.
Fotografia ishte imazhi i parë i publikuar zyrtarisht i princeshës që kur ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar. Imazhi u publikua të dielën së bashku me një mesazh nga princesha që falënderonte publikun për mbështetjen e tij gjatë shënimit të Ditës së Nënës në Mbretërinë e Bashkuar.
Associated Press vuri në dukje se “pas inspektimit më të afërt duket se burimi ka manipuluar imazhin”.
AFP tha se e kishte tërhequr foton për shkak të “një çështje editoriale”. Imazhi “nuk mund të përdoret më në asnjë mënyrë. Ju lutemi hiqni menjëherë atë nga të gjitha shërbimet tuaja në internet”, tha AFP.
CNN po shqyrton foton dhe ka kontaktuar me Pallatin Kensington për koment.
Top Channel