Ylli i filmave për të rritur gjendet e pajetë, kush është 26-vjeçarja që për pak vite fitoi rreth 1 milion dollarë

10/03/2024 11:02

Ylli i filmave për të rritur Sofia Leone ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare, ndërsa shkaqet e vdekjes po hetohen nga autoritetet amerikane.

Leone, e cila ka lindur dhe është rritur në Miami, u gjet pa ndjenja në banesën e saj më 1 mars nga anëtarët e familjes.

Të afërmit e vajzës janë të tronditur dhe të dërrmuar nga vdekja e saj e papritur.

Sipas Daily Mail, aktorja latine e filloi karrierën e saj para se të mbushte 20 vjeç dhe pasuria e saj vlerësohet të kalojë një milion dollarë.

Leone u “zbulua” nga një agjent teksa merrte pjesë në një festival muzikor në Miami. Pasi bëri disa kërkime të saja, ajo vendosi të hynte në industrinë e filmave për të rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA