Skandali me Princin/ Mane: Të përqafohen se do ishte e turpshme të shihte Geraldina

10/03/2024 08:59

Gazetari Bledi Mane për “Artkand” ka deklaruar se gjithë skena e videoskandalit të princit është e trishtueshme dhe e turpshme, ndërsa në njërën anë kemi brutalitetin dhe në anën tjetër artin që përmes pikturave dhe fotove kishte mbushur muret e pallatit mbretëror.

“Ndërkohë që ulërihej dhe shihej dhuna, ne shihnim veprat e artit dhe sytë e Mbretëreshës, të trëndafilit të bardhë. Është një foto e mbretëreshës Geraldinë që duket se sheh vajtueshëm se ku është katandisur…”- shprehet Mane, duke u bërë thirrje palëve që të ulen, të përqafohen, ti japin duart njeri-tjetrit me qëllim që të triumfojë dashuria në atë pallat mbretëror.

Bledi Mane: Ne diskutojmë gjatë për dhunën e princit, por nuk diskutojmë për një vepër arti, një skulpturë apo një bust që është aty. E shkohim çdo mëngjes… Në fund të fundit secili nga ne është pak kritik në veshje, në art, në ushqim. Ne kemi aq shumë kritikë ushqimi, sa nuk kemi kritikë arti. Pena ime në fund të fundit këtë ka dashur të thotë sepse jeta ime më ka çuar nga kolegji në Londër te burgu 313-të. Unë nuk dua të kem përsosmëri, por të paktën të jem një këmbanë e vogël alarmi që kur rikthehen çdo vit miliona turistë, ne e shohim me atë syrin tjetër duke thënë vërtetë jemi ne këta?

Jetona: E vërtetë… Më përmende videon e famshme të Princit dhe Elias që ishte shumë e trishtë…

Bledi Mane: Më e trishtueshme ishte piktura dhe fotot në muret në pallatin mbretëror. Ndërkohë që ulërihej dhe shihej dhuna, ne shihnim veprat e artit dhe sytë e Mbretëreshës, të trëndafilit të bardhë. Është një foto e mbretëreshës Geraldinë që duket se sheh vajtueshëm se ku është katandisur… Meqënse më jepet rasti u bëjë thirrje të dyja palëve të ulen të përqafohen, ti japin duart njeri tjetrit dhe le të triumfojë dashuria në atë pallat mbretëror. Ai pallat mbretëror ka koleksione dhe vepra arti…

Jetona: Por nuk ka as skandale sepse Mbreti Ahmet Zog dhe Geraldina ishin thuajse një çift perfekt që i qëndruan njeri tjetrit deri në momentin e fundit.

Një video e filmuar nga Princ Leka tregon sulmin sipas tij nga Elia Zaharia, me të cilën është në proces divorci. Ajo hedh një sërë akuzash, teksa Princ Leka filmon. “Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. T’i ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”,-dëgjohet të thotë Elia.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias. Shenjat janë konstatuar në dorë dhe krah. Princ Leka që pas ndarjes nga Elia Zaharia dhe lidhja e re me fotografen është në qendër të medias. Pasditen e 5 marsit, princ Leka akuzon se është dhunuar nga Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA