Gjykata e Lezhës jep burg pa afat për 54-vjeçarin Agron Puka, i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës.
Top Channel mëson se Puka është njohur me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim prej disa ditësh.
Në deklarimet e tij para, togave të zeza 54-vjeçari mësohet t’u ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.
Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur. Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka, të cilët janë shpallur në kërkim dhe pritet qe te caktohet masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë ndaj tyre.
Top Channel