Milionat e BE, si përfiton Shqipëria nga Plani i rritjes? Ekspertët: Ka ndryshuar mekanizmi, është çështje konkurrence

10/03/2024 12:50

Një shans të ri për vendet e Ballkanit Perëndimor për tu integruar në Evropë. Ky ishte mesazhi që u dha në samitin e fundit të mbajtur në Tiranë nga zyrtarë të lartë të Unionit.

Plani i ri i rritjes që do të shpërndajë 6 miliardë euro, ku 30% janë grante dhe 70% kredi të buta, sipas ekspertëve ndryshon nga mekanizmi i fondeve të para-anëtarësimit(IPA).

“Është një instrumenti  ri i BE që aplikohet për herë të parë. Ndryshe nga fondi IPA(Para-Anëtarësimit) që është ekzistuese që do të vazhdojë dhe të japë fonde siç është parashikuar në buxhetin evropian, fondet e planit të rritjes do të disbursohen në mënyrë shumë më të shpejtë”- tha eksperti i integrimit Gledis Gjipali.

“Një gjë e mirë është se nuk ka mbivendosje iniciativash dhe tashmë gjithçka do të bëhet në kornizën e Procesit të Berlinit”- u shpreh eksperti i ekonomisë, Arben Malaj.

Plani i ri i rritjes nuk do të vendosë kushtëzime për përftimin e fondeve që dy ose më shumë vende të jenë pjesëmarrëse në projekt, por do t’i japë ato sipas nevojave të secilit vend. Gjithashtu vendet do të konkurrojnë për përftimin e tyre

“Vendet do të konkurrojnë me njëri tjetrin vetëm në momentin kur një vend nuk arrin të përthithë si duhet, nuk arrin indikatorët apo nuk propozon projekte të mjaftueshme. Një pjesë e parave që ngelen, nuk kthehet mbrapsht si në rastin e IPA por i alokohet atyre vendeve që kanë ecur më përpara në proces”- tha eksperti i integrimit Gjipali.

“Ne mund të përfitojmë shumë sepse Shqipëria është një vend me avantazhe të caktuara pasi projekte prioritare që pëlqehen janë ato që kapin dy vende pra mund të jenë kosovë – shqipëri apo Shqipëri – Mali i Zi – Serbi”- u shpreh Malaj.

Plani i Rritjes ka dhe pjesën e dimensionit politik që lehtëson më shumë integrimin, ndërsa një nga kushtëzimet do të jetë që vendet të mos bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e anëtarësimit

“Nëse një vend nuk plotëson indikatorët që do t’i ofroheshin transfertat do t’i bllokoheshin dhe do i jepet një kohë deri në 1 vit – 1 vit e gjysmë për të adresuar problematikat. Në rast se nuk reflektojnë këto fonde do t’i shpërndahen vendeve të tjera”- tha Gjipalaj.

“Europa në tërë historinë e integrimit të Ballkanit perëndimor ka përdorur karotën të parën dhe pastaj shkopin ka lehtësuar mjete që lehtësojnë integrimin e ekonomisë shqiptare dhe nga ana tjetër i ka kushtëzuar këto me kritere të caktuara. Duke qenë se transhet do të jepen dy herë në vit, BE do të bëjë një vlerësim të kritereve ku vend të veçantë zë shteti ligjor”- përfundoi Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA