Mbrëmjen e djeshme Bardhi morri vendimin për t’u larguar nga Big brother VIP për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga të afërmit e artistit.
Ka qenë motra e tij, Afërdita, e cila ka shprehur indinjimin për deklaratën e Sara Gjordenit.
Kjo e fundit gjatë prime-t të kaluar aludoi se kjo histori mund të ishte e sajuar nga palë të treta, për ta nxjerrë Bardhin nga shtëpia dhe se nuk janë dakord me lidhjen e tyre.
Reagimi i Afërditës është shpërndarë në Instagram nga menaxheri i artistit, Jetmir Agaj.
“Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në `prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë… Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën te cilën asnjë fëmijë nuk e përdor për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!”
Top Channel