“Koha për një treg modern turistik dhe një konvikt europian”/ Rama inspektime në Shkodër: Forca Benet! Po s’e bame ne, kush tjetër harroje se e ban’ sa jena gjallë

10/03/2024 13:23

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka zhvilluar inspektime në shkollën profesionale “Jordan Misja” gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, për ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore dhe arsimore të qytetit.

Konvikti i shkollave profesionale dhe tregu modern turistik janë projektet e radhës të cilat jo vetëm do të rijetëzojnë Shkodrën, por do t’i japin dhe një shtysë të re ekonomisë së qytetit, sipas Ramës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se është “Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale… Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën, se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”- tha Rama.

Drejtori i Mirëmbajtës së Bashkisë Shkodër: Projekti është realizuar, ne kemi folur me Ministrinë, kemi bërë aplikimin dhe po bëhet gati për të dhënë një financim. Këtu kemi shkolla profesional. Pyjorja, gjuhët e huaja dhe industrialja. Kemi student edhe nga Librazhdi dhe nga Fieri por janë…

Beci: Bashkia e Shkodrës ka marrë përsipër rikonstruktimin e dy shkollave dhe tre fushave sportive. Përveç asaj, ky është konvikti i shkollave profesionale nga projekti që kini bërë ju për shkollat profesionale.

Rama: Sa ka profesionali sot si kapacitet nxënësish?

Drejtori i Mirëmbajtës së Bashkisë Shkodër: Industriali ka thuajse 400 nxënës. Këtu janë vetëm 18 veta që qëndrojnë në konvikt sepse është e amortizuar, godina është ndërtuar qysh në 1983. Kushtet janë skandaloze. Kjo është gjithë shkolla “Jordan Misja”.

Spiropali: S’ka asnjë vajzë?

Rikonstruksioni i Tregut të Rusit është një tjetër projekt i cili pritet të nisë së shpejti. “Tregu i Rusit është treg qendror, historik dhe i rëndësishëm, është në gjendje fare të papërshtatshme. Kemi mbaruar procedurat dhe do të fillojmë shumë shpejt për tregun. Këtu mund të bëjmë edhe tregun e peshkut. Kemi bërë prapë një aplikim për tregun e peshkut” – u shpreh Beci.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel