Fitoi llotarinë, ndërsa bashkëshorti i ‘shpërdoroi milionat’! Skocezja e dëbon nga shtëpia, të afërmit: Do të kishin përfunduar në rrugë

10/03/2024 18:38

Gillian Bayford e cila ka fituar 148 milionë paund me llotarinë milionere të vitit 2012 me ish-bashkëshortin e saj, tashmë raportohet se ka dëbuar bashkëshortin e ri Brian Deans, pasi i ka shpërdoruar miliona paund duke e përdorur gruan si një “automat parash”.

Gillian e Adrian Bayford fituan lotarinë milionere në 2012 por gjërat ndryshuan totalisht pasi ata u ndanë rreth një vit e gjysmë më vonë.

Pesë vjet më parë ajo u martua me Brian Deans por tashmë e ka përzënë pasi sipas saj “shpërdoronte para sa majtas, djathtas” me makina të shtrenjta, pushime dhe udhëtime me miqtë e tij, shkruan rrjeti vendas The Mirror. Burimet e gazetës thonin se skocezja i kishte caktuar një shumë mujore burrit të saj të ri por ai kthehej duke kërkuar përsëri para derisa sa ajo i kërkoi të largohej nga shtëpia e tyre.

Të njohurit thonin për mediat:

“Brian e konsideronte Gillian një automat parash, asgjë më shumë. Ajo vazhdonte t’i jepte para gjithë kohës që martesa e tyre të vijonte. Ajo nuk hezitonte edhe kur ai i kërkonte £20,000 por nuk kënaqej me asnjë shumë dhe donte gjithnjë e më shumë. Mendoj se e përzuri tamam para se të ishte tepër vonë, pasi po të vazhdonte kështu do të kishin përfunduar në rrugë”. 

Më herët Gillian tregonte se nuk komunikon me anëtarët e familjes së saj megjithëse u kishte paguar dhe atyre të gjitha borxhet në disa miliona paund. Ashtu si me bashkëshortin e saj, gruaja shton se shlyerja e borxheve të tyre duhet të bënte të gjithë të lumtur por i bëri ata më të etur e egoistë. Gillian, e cila jeton tashmë në Dundee të Skocisë, tha:

“Ata kanë harruar se nga vijnë, besojnë se mund të afrohen me njerëzit vetëm duke u terguar paratë dhe kjo më ka lënduar dhe mua, megjithëse u kam paguar të gjitha borxhet e bizneseve njëra pas tjetrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA