Çmimet Oscar, edicioni i 96! Ekskluzivisht në ekranin e Top Channel, Blendi Salaj: Maratonë emocionuese

10/03/2024 20:03

Shkëlqimi i Hollywood hyn në shtëpitë e shqiptarëve përmes Top Channel!

E kthyer në një traditë, mbrëmja më e rëndësishme e kinematografisë do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel si dhe në Top Albania Radio nën drejtimin e Blendi Salajt.

Në një maratonë unike që nis sonte në orën 22:10 në studion e Top Albania Radio në pritje të ceremonisë gala ‘Academy Awards’, për të vijuar transmetimin deri në orët e para të mëngjesit të së hënës drejtëpërsëdrejti në lupën e kineastëve, aktorëve, producentëve apo stilistëve.

“Duke nisur nga ora 22:10, ne në Top Channel do të zhvillojmë një bisedë me ata që punojnë me filmin, regjisorë, aktorë, zëra të rëndësishëm të kinematografisë, ku gjithçka vjen pa ndërprerje me magjinë e filmit ekskluzivisht jo vetëm në ekranin e Top Channel por edhe në valët e Top Albania Radio drejtëpërsëdrejti nga Hollywood”, deklaroi Blendi Salaj-moderator

Një natë e gjatë, pa ndërprerje me analizat e parashikimet mbi filmat pretedentë për të triumfuar, konkurrentët për kategoritë kryesore por nuk do të mungojnë edhe komentet për veshjet e tapetit të kuq.

“Ky është një vit shumë i mirë për filmin, ka prurje të jashtëzakonshme nga SHBA, edhe Europa gjithashtu. Një tension që ndihet mes Oppenhaimer dhe Barbie… të gjitha do t’i analizojmë duke i ofruar publikut shqiptar më të mirën!”, tha ai.

Edhe edicioni i 96-të i “Çmimeve Oscar” premton të jetë një garë e fortë emocionuese në industrinë e filmit, detajet e të cilit do të zbulohen vetëm në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA