Aborti, e drejtë kushtetuese në Francë! Natasha Lako: Është vrasje, por në komunizëm gratë vdisnin…

10/03/2024 16:37

Shkrimtarja, skenaristja dhe publicistja, Natasha Lako e ftuar në “Artkand” është shprehur kundër abortit, duke e cilësuar atë rrugën për t’i dhënë fund jetës së një qënie.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, nisur nga periudha që ka jetuar në kohën e komunizmit ku femrat mund të humbnin jetën gjatë aborteve të kryera në fshehtësi, Lako thotë se “më mirë të jetë e drejta e abortit sesa të vdesin gratë…”.

Lako: E bukura sot është se sot asnjë grua sot nuk i ndjen dhimbjet e lindjes sepse ndodhemi në atë periudhën ku teknologjia ka fshehur dhimbjet e lindjes. Kjo është gjëja më e çuditshme sepse gjatë lindjes gruaja është më afër universit. Ashtu sikurse shpërthimi i Big Bang-ut, është gruaja. Këtë nuk ja merr dot njeri, çfarëdo që të bëhet me pushtetin e burrave.

Jetona: Natasha, Franca është i pari vend në bot që ka ligjëruar me Kushtetut të drejtën e abortit. Çfarë mendimi ke? Ndërkohë kemi vende konservatore si Polonia dhe Shqipëria në komunizëm që e kishin të ndaluar, Amerika tani po liberalizohet.

Lako: Unë kam bërë një ese që ska lidhje direkt me abortin, por për kinamatografinë shqiptare ku i drejtohem si periudha e abortit, periudha e kontraceptivit, e lindjeve natyrale sepse një nga gjyshet e mija që më thoshte mua kam bërë 16 lindje… Kështu është edhe në krijimtari, i krijon por disa të dështojnë që në fazën e parë. Periudha e kontraceptivit është periudha e sotme, kam parë një kronikë diku në Amerikë ku sekte të caktuara shkonin dhe spërkatnin me diçka shtëpinë e lindjes për të thënë që e drejta e çdo qënie të gjallë është mbi trupin e saj. Në të vërtetë ajo është një vrasje, ti je duke vrarë një qënie përmes abortit. Pastaj secili ka konceptet e veta. Unë në ide mendoj kështu, por në praktikë vijë nga një kohë me elemente të tmerrshme sepse gratë vinin dhe bënin aborte të lejuara ku edhe vdisnin. Ishte tmerr kështu që më mirë të jetë e drejta e abortit sesa të vdesin gratë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA