Shkelja e barazisë në tendera, GJKKO pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj

09/03/2024 18:04

Vetëm 3 muaj e ka mbajtur detyrën e prefektes së Fierit Rajmonda Balilaj, më herët kryetare e bashkisë së Patosit për 3 mandate.

Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal për shkak se e dyshon se në 2 raste ka shkelur barazinë në tendera.

I njëjti vendim i pezullimit nga detyra u dha edhe për ish nënkryetaren e bashkisë Patos dhe për 5 specialistë të tjerë në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, sekretariatit të përgjithshëm të kësaj bashkie, specialistë urbanistike dhe inxhinierë. Janë dy procedura prokurimi që ngrenë dyshime për të hetuarit e SPAK për të cilët dyshohen se kanë falsifikuar dokumenta dhe kane shkelur barazinë në tendera.

Në rastin e parë bëhet fjalë për ndërtim emergjent e një muri mbartës për shkak të rrëshqitjes së tokës në aksin “Dukas -Breg”. Në rastin e dytë e njëjta skemë është përdorur edhe për rregullimin emergjentë të rrugës në fshatin Ruzhdie. Ish kryetarja e bashkisë në bashkëpunimin me anëtarët e KVO kanë favorizuar në kundërshtim me ligjin një operator ekonomik që nuk përmbushte kriteret.

Në këtë rast ish kryetarja ka paracaktuar fituesin e tenderit me fond limit  rreth 6 milion lekë. Nga 2019 , ky Subjekt është shpallur fitues në 32 tendera. Për të arritur këtë qëllim grupet e punës përgatitën raport unanim ku shkruajnë se rrezikshmërinë që kishte sjellë shkarja e dheut dhe për rrjedhim ndërtimin e mureve mbajtës.

Në procedurën tjetër ish kryetarja e bashkisë dyshohet se paracaktoi fituesin duke informuar nisjen e punimeve në datën 6 shkurt 2021 në një kohë që shpallja e tij u realizua një javë më vonë.

Për periudhën 2019-2024, Prokuroria e Posaçme ka hetuar gjithsej 13 Kryetarë dhe ish-Kryetarë Bashkie, për veprat penale të korrupsionit dhe veprat e tjera penale.Për këtë periudhë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim 12 Kryetarë Bashkie dhe ish-Kryetar Bashkie dhe 1 ish-Kryetar Bashkie është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim.

Janë referuar në Prokurorinë e Posaçme gjithsej  65 Kryetarë dhe ish-Kryetarë Bashkie -vuri në dijeni SPAK, Anila Hoxhën gjatë një komunikimi zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA