Megi Pojani shtang dhe shpërthen në lot! Merr surprizën e papritur nga e ëma në studion e “Për’puthen”

09/03/2024 08:14

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” Megi Pojani bëri një urim për festën e 8 marsit, ku nuk mungoi as dedikimi i saj për të ëmën publikisht.

Megi Pojani: Dua të bëj një falenderim shumë të vogël për nënë time. Mamushja ime që është gjithçka që unë synoj të jem. Madje sa gjysma jote u bëfsha jeta ime sepse je një zonjë, një grua, një bashkëshorte dhe një nënë e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ndalon së punuari me veten.

Mami i Megit i ndërpret fjalën. Ajo është në një lidhje direkte ndërsa moderatorja shtanget dhe shpërthen në lot, kur shikon pas krahëve në ekran nënën e saj.

Mami i Megit: Kjo ishe më shumë surprizë për mua sesa për ty zemra ime. Të dua shumë.

Megi Pojani: Mamushja ime, o jeta ime!

Mami i Megit: Duhet të them publikisht që të dua shumë, të përgëzoj për çdo gjë që ke arritur sot.

Megi Pojani: O shpirti im sa e bukur je.

Mami i Megit: Vazhdo të jesh një vajzë e fortë dhe do thosha asnjë gjë më shumë se fjalët që thoshte nëna ime: Me këmbë në tokë dhe mënd në kokë. Ndoshta një urim ky për të gjitha vajzat në këtë ditë feste nga një nënë vajzash. Duaje veten fort, puno fort. Të dua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA