Këngëtarja Zhaku e ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për të drejtat e grave në ditën e 8 Marsit.
E pyetur për divorcin si fenomen, Zhaku ka treguar edhe historinë e jetës së saj. Sipas mendimit të saj dhe ajo që ka parë dhe ka dëgjuar në shumë raste divorci është shpëtim dhe çlirim për të dyja palët.
“Kam kaluar dhe unë përmes kësaj. Unë nuk isha në divorc sepse nuk u finalizua, ne u rikthyem por kemi jetuar një vit të ndarë, prandaj e kam përjetuar edhe unë këtë. Kam patur dhe unë probleme me tim shoq edhe pse tani jemi shumë mirë dhe kemi një familje shumë të bukur, Zoti na bekoi me një djalë. Rasti im është që unë kam shkuar aty afër, jo deri në finalizim, por njoh shumë gra dhe burra, miq dhe mikesha që janë divorcuar dhe janë ndjerë të çliruar. Pra i ka bërë mirë. Dikur gratë kishin turp të ndaheshin nga burrat, ku do shkonin, kishin shumë probleme dhe frika nga përgojimi i mbanin shpesh herë gratë të dhunoheshin të jetonin të detyruar me dhunë të tmerrshme psikologjike dhe fizike”, shprehet Zhaku.
Top Channel