Izraeli sulmon ndërtesën më të lartë rezidenciale në Rafah teksa negocjatat e armëpushimit në Gaza ngecin (fotogaleri)

09/03/2024 18:15
Djali palestinez jashtë ndërtesës së goditur nga sulmi izraelit në Rafah, Rripi i Gazës, mëngjesin e të shtunës Foto; [Hatem Ali/AP]

Izraeli ka goditur sot në një sulm ajror një nga ndërtesat më të larta rezidenciale në Rafah në jug të Rripit të Gazës, duke bërë qindra njerëz të largohen nga shtëpitë.

Rezidentët thonin se sulmet jane shtuar, në një nga zonat e fundit të Gazës që nuk është pushtuar nga ushtria, ku supozohet të strehohen rreth një milionë palestinezë të zhvendosur.

Kulla12-katëshe Burj al-Masri vetëm 500 metra larg kufirit me Egjiptin u dëmtua rëndë nga sulmi ajror i mëngjesit të së shtunës.

Dhjetra familje që jetonin aty janë tashmë të pastreha, ndërsa nuk u raportuan për viktima sipas rezidentëve. Ushtria kishte njoftuar për goditjen edhe pse nuk kuptohet qëllimi i shkatërrimit të banesave të civilëve. Izraeli nuk komentonte sot për incidentin.

Një nga 300 banorët e kullës tha për agjencinë Reuters se ushtria i kishte dhënë 30-minuta kohë për t’u larguar para sulmit, shkruan rrjetiAl Xhazira.

“Njerëzit u tmerruan, ata vraponin nëpër shkallë, disa u rrëzuan, disa nuk arritën të merrnin me vete sendet e tyre apo paratë”, tha Mohammad al-Nabrees, duke shtuar se mes atyre që u rrëzuan në shkallë ishte dhe gruaja shtatzënë e një fqinji të tij.

Një zyrtar palestinez në Rafah tha se goditja e kullës mund të ishte një shenjë e pushtimit të afërt tokësor të ushtrisë.

Pesë muaj më parë Izraeli ka nisur sulme të pandaluara ajrore e tokësore kundër Gaza, ku më shumë se 31,000 palestinezë janë vrarë, 72,500 janë plagosur dhe mijëra besohet se kanë mbetur nën rrënoja, në një katastrofë të rrallë të ‘kohërave moderne’.

Ofensiva vjen pas një bllokade 17-vjeçare të hyrje-daljeve nga territori që është tashmë në katastrofë humanitare. Shumica e vendit është kthyer në rrënojë dhe shumica e 2.2 milionë banorëve janë të zhvendosur. Ngërçi në negocjatat e armëpushimit vjen teksa OKB thotë se vendi është përfshirë nga vdekjet e urisë dhe sëmundjet.

FOTO GALERI
1/10
Palestinezët kthehen të marrin disa sende te tyre personale pas sulmit[Foto: Mohammed Salem/Reuters]

Top Channel