Ish-banorja e BBV Fotinie ka qenë në një lidhje në Skype me “Breaking” në Top News, ku ka folur për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.
Sipas saj lidhja e Sarës dhe e Bardhit nuk ka për të funksionuar kur të dalin jashtë dhe shpreson që të ndahen. Fotinia shprehet se “Bardhi është një djalë shumë i mirë për Sarën”.
Fotinia: Unë mendoj se është thjesht një fluskë e bukur për momentin, mund ta shijojnë pak kur të dalin, por unë mendoj që Sara dhe Bardhi… Sidomos Sara që është një person delirant dhe më vjen keq se për Bardhin kam një konsideratë të jashtëzakonshme dhe nuk e kam pritur që do e çonte deri në këtë pikë lidhjen. Shpresoj të mos vazhdojë kjo lidhje jashtë, për Bardhin se realisht e shoh më të mirin në situatën që kanë ata të dy. Gjëja më e mirë është Bardhi. Kështu që shpresoj që jo.
Top Channel