“Teze, ka ardhur një teta te dera…”, Sara Gjordeni rrëfen takimin e parë me mamanë e saj pasi u ndanë

08/03/2024 21:30

Sitën e sotme Sara Gjordeni ka qenë e ftuar te “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të treguar linjën e jetës, që nuk pati mundësi ta tregonte në “BBV3”.

Ish-banorja ka treguar historinë rrëqethëse të familjes së saj, me kalbvarin e vuajtjeve që nisi kur ishte vetëm 2 vjeçe.  Sara ka treguar se kur ka qenë e vogël nuk e ka takuar mamanë e saj për 3 vite dhe kur ajo ka ardhur Sara nuk e ka njohur.

“Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”-tha Sara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA