Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte projektet që janë në zhvillim në qytetin e Beratit, si tregu i ri, rehabilitimi i sheshit kryesor deri tek parkimi, fasadat e ndërtesave dhe ura e re.
Gjatë inspektimin, kreu i qeverisë e cilësoi Beratin si ‘qytet të rilindur’ dhe tha se arritja më e madhe e bërë është rikthimi besimit të qytetarëve për zhvillimin e qytetit.
Rama shprehet se po vihen në zbatim një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera të cilat pritet të përfundojnë të gjitha në të njëjtën kohë.
“Në Beratin e rilindur ku po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera, të domosdoshme jo vetëm për banorët, por dhe për turistët, të cilët vijnë gjithnjë e më të shumtë në qytetin e UNESCO-s, duke arritur shifrën rekord të 800 mijë vizitorëve në 2023“-shkruan ndërkohë Rama në Facebook pas inspektimit.
Top Channel