“Nuk ndihem krenare për atë që bëra”/ Sara sqaron sjelljen brenda Big Brother: Edhe kur jam tradhtuar nga partneri…

08/03/2024 20:14

Sara Gjordeni, banorja që bëri jo pak bujë gjatë rrugëtimit të saj në Big Brtoher, ka sqaruar sot në “Ftesë në 5” sjelljen e saj, për të cilën është kritikuar.

Ish banorja rrëfeu se me veprimin që bëri me Françeskën vuri në rrezik lojën e saj, por mbajti larg Bardhin me vetëdije. Sara tha se nuk është krenare për veprimin që ka bërë, por nuk e ka ofenduar kurrë Françeskën e para.

“Vura në rrezik lojën time se mu errën sytë.. ama isha e ndërgjegjshme për Bardhin. Për shpirt të vëllait jam keq dhe po dridhem i kam thënë. Unë nuk po i jepja më debat Françeskës. Gjithmonë kishte një ves që të vinte në këmbë unë i ktheja kurrizin. Më lër se nuk do të lë të vazhdosh debatin. Debat nuk po të jap, unë i humba 100 mijë eurot e mia. Nuk jam krenare që kam bërë, por diçka e paralajmëruar. Mund të ishte parandaluar me një thirrje të Françeskës në dhomën e rrëfimit. Unë nuk kam ofenduar asnjë femër tjetër e para”-tha Sara.

Për sjelljen e saj që është kritikuar, Sara tha se e kanë bërë shumë situata të jetë e tillë. Ajo tha se kur është tradhtuar, nuk i ka shërbyer karakteri i ëmbël.

Në disa situata kur më kanë tradhtuar miqtë, partnerët, nuk më ka shërbyer ky karakter i ëmbël. Nuk kam thënë nuk jam perfekte, kurrë se kam thënë. Nuk jam fshehur. Nëse nuk do e kisha deklaruar që më rrëmbyen emocionet. Nuk shkova nga momenti, e kisha deklaruar që doja një moment ta gjeja Franceskën në tualet. Doja ta nxirrja nga shtëpia. U be goxha e bezdisur, si mundesh ti vajzë me një djalë 1 vjeç e gjysmë. Unë i kam thënë bën mirë që këtu të bësh vetëm gjera të mira, i ka thënë Ledjonës që më ka thënë ça Sara që do mbaj mend. Shkon te bardhi dhe i thotë ti dukesh nga femra që ke zgjedhur. Të ofendosh nivelin e femrës që ka zgjedhur publikisht”-tregoi ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA