“Policia rrethoi PS-në derisa turmat e njerëzve çanë rrethimin”, Braçe rikthen pamjet e dhunës ndaj opozitës në 1996: S’kam parë kurrë aq shumë fytyra me gjak Pas lajmit të një dite më parë për nisjen e negociatave mes maxhoracës dhe Rithemelimit për të rikthyer në normalitet Kuvendin, Top Channel mëson detaje të bisedimeve mes palëve.
Burimet bënë të ditur se në negociata ka hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka thirrur në një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të dakordësuar një zgjdhje.
Siç mësohet, PS-ja është e gatshme të votojë pro ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar.
Në të njëjtën kohë socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore, ku në këtë rast do të largohej Enkelejd Alibeaj dhe në vend të tij do të emërohej, Oerd Bylykbashi.
Top Channel