25/11 11:05
Sara Gjordeni deklaroi në “Ftesë në 5” se ka qenë e ndërgjegjshme përse motra e Bardhit refuzoi ta takonte, kur surprizoi vëllain e saj brenda.
Ajo tha se është e gatshme që familjarët e të dashurit të saj ta njohin në jetën e përditshme.
“Nuk më erdhi keq që nuk më takoi. Unë isha e ndërgjegjshme për mënyrën se si mund të dukesha nga jashtë. Një prime më parë ne kemi pasur edhe një debat shumë të madh, pas disa konflikteve me Bardhin. Afërdita e ka parë këtë së bashku me familjarët. Nëse duan të më shohin jashtë jam mëse e gatshme që të më njohin”, tha Sara Gjordeni.
Top Channel