Sara Gjordeni ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5” kalvarin e gjatë të vuajtjeve në jetën e saj dhe ato që nuk mundi t’i thoshte dot në BBV, pasi eksperienca iu pre në mes pas sherrit me Franceskën.
E ftuar në “Ftesë në 5” ajo u shpreh e indinjuar për ‘meme-t’ në rrjet për foton e saj me Meritonin dhe Bardhin para se të dilte nha shtëpia, ku tha se është lënduar
Sara tha se mungesa e babait si dhe humbja e dy vëllezërve, ka bërë që të jetë më e afër me djemtë sesa me vajzat, ndërsa afrimiteti me Meritonin nuk duhej të ishte keqkuptuar.
“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkuijt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di ça emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”-tha Sara.
Sara rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë. Ish-banorja e BBVIP rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm.
Top Channel