Dita e grave shënohet me marshime e kundër-marshime për të drejtat në Pakistan (fotot)

08/03/2024 19:36

Qindra njerëz morën pjesë sot në eventet e Ditës së Grave të njohur si “Marshimi Aurat” në Pakistan, për të dënuar dhunën, ngacmimet në rrugë, apo përfaqësimin e pabarabartë të grave në shoqëri.

Ndërsa disa kundër-protesta ishin mbajtur nga grupe të grave konservatore në ato që njihen si “Grumbullimet e modestisë” që mbrojnë vlerat islamike.

Ashtu si në vende të tjera, marshimet e Ditës së Grave u përzien me marshime në mbështetje të Gazës, që është bombarduar e izoluar ne krize urie nga ushtria izraelite.

Në marshimet e tyre gratë pakistaneze përmendnin se vetëm 21 përqind e tyre punojnë, ndërsa në zonat rurale më pak se 20 përqind janë lejuar të shkojnë në shkollë.

Në qytetin lindor të Lahore rreth 400 gra kishin ardhur në marshim, ku u mbajt dhe një ekzibicion ku i bëhej homazh refugjatëve afganë dhe të fëmijëve të vrarë në Gaza.

Marshimi Aurat në Pakistan daton prej vitit  2018, kur nisi në Karachi por tashmë mbahet në disa qytete, nën kujdesin e grupit ndërkombëtar Komisioni i të Drejtave në Pakistan.

FOTO GALERI
1/7
Marshimi Aurat në Pakistan daton prej vitit 2018, kur nisi në Karachi por tashmë mbahet në disa qytete

Top Channel