Një i mitur 15 vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në lagjen 18 Shtatori të Gjirokastrës.

Dy të miturit janë parë duke debatuar para këtij akti. Djali është transportuar për në spital ndërsa 15-vjeçari do të pyetet nga policia në praninë e psikologut.

“Gjirokastër/ Informacion paraprak

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA