
25/02 10:51
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar ka përplasur me makinë një automjet të parkuar, më pas një këmbësor dhe po ashtu edhe me makinën e policie, ku mbeti i lënduar një efektiv.
Sipas mediave fqinje, shqiptari ishte duke tentuar që t’i shpëtonte policisë në momentin kur ka bërë manovra të rrezikshme me makinën që drejtonte.
Më pas oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të tij dhe bënë të mundur ndalimin. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash.
Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës.
Top Channel