Një aksident i pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në Krabë, ku një 18- vjeçar është aksidentuar me makinë. Sipas
Sipas policisë, adoleshenti ndodhej mbi bagazhin e makinës në momentin që shoferi, po 18- vjeç, ka nisur të lëvizë mjetin.
Për shoferin ka nisur procedim në gjendje të lirë, e po ashtu edhe për një tjetër të ri, i cili ka dhënë dëshmi të rremë përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore.
Sakaq, 18-vjeçari i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“M. A., 18 vjeç, banues në Krrabë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. B., 20 vjeç. Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Krrabë, shtetasi M. A., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. A., 18 vjeç, i cili ishte ulur sipër bagazhit të automjetit, në momentin që drejtuesi ka filluar lëvizjen, ndërsa shtetasi F. B. ka dhënë deklaratë të rreme përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore. Shtetasi S. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Top Channel