“Mos e merrni peng ditën e mësuesve”, Spiropali thirrje opozitës: Tani u bashkuat, jemi afër gjetjes së një zgjidhjeje

07/03/2024 10:42

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mori fjalën mes tensioneve në sallë, për t’i kërkuar të gjejnë gjuhën e komunikimit, për t’i dhënë fund situatës në Kuvend.

Duke uruar 7 Marsin, ministrja tha se opozita po jep një shembull të keq për fëmijët dhe sjellja e tyre nuk pasqyron atë “që na kanë mësuar mësuesit”. Sipas saj, tashmë që opozita është bashkuar, zgjidhja është më pranë.

“Është hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muaj në këtij cirku. Dua t’ju them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi. Desha të bëj një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, besoj edhe në emrin tuaj. Besoj mësuesit na kanë mësuar që kur flet dikush, nuk ia marrin fjalën të tjerët. Besoj se ka ardhur koha t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në konferencën e kryetarëve, ejani në komisionin e reformës zgjedhore dhe mos e merrni peng këtë ditë, që nuk është jona. Sot, po u jepni fëmijëve shembullin më të shëmtuar. Besoj se jemi shumë afër të gjejmë një zgjidhje për këtë absurditet. Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve dhe gëzuar 8 Marsin të gjitha grave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA