Alfred Lela u përplas në studion e Top Story me aktivisten Iris Luarasin, e cila teksa po komentonte ish-kryeministrin Sali Berisha, Lela e pyeti pse nuk flet mirë për të.
Kjo sepse sipas tij, Luarasi ka përkrahur kryetarin e PD, Lulzim Basha. “Nëse Berisha do ishte larguar nga politika në 2013-ën, do të ishte njësoj në mendjet e njerëzve, do ishte një figurë më e pëlqyeshme se tani dhe në figurë emblematike për të djathtën”, tha Luarasi.
Lela: Imagjino unë që them ndonjë kompliment për një lider të majtë, dhe Irisi që nuk i shkon kurrë në mend të thotë ndonjë gjë, është e çuditshme
Luarasi: Unë them edhe komplimente, për pjesën tradicionale, narrative
Lela: A iku në 2013 deri 2021
Luarasi: Asnjëherë nuk iku, i ndenji aty zotit Basha nga mëngjesi deri në darkë
Lela: Ju ishit me Bashën kur ishte Basha apo jo?
Luarasi: Unë me Bashën? Asnjëherë. E kam thënë në çdo studio publikisht që mbase mund të kishim pasur një Bashë tjetër nëse nuk do ishte i ndikuar
Lela: Dhe mbase ju do kishit qenë me atë?
Luarasi: Jo jo kurrë
Top Channel