Bombardimi rus shumë pranë Mitsotakisit dhe Zelenskyt, reagon Komisioni Europian: Kanë frikë nga liderët e Perëndimit, por nuk na ndalin!

07/03/2024 13:17

Gjatë konferencës së sotme, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, u pyet për sulmin me raketa të Rusisë në Odessa një ditë më parë.

Ai u shpreh se ky akt i Rusisë tregon se i frikësohet liderëve të Perëndimit, duke e dënuar si akt, i cili i rrezikoi jetën kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ajo që është e qartë është se çfarëdo që duan të bëjnë rusët, ata po dështojnë. Është e qartë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës siç kemi bërë që nga fillimi i konfliktit. Veprime të tilla nuk na pengojnë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

Kujtojmë se bombardimi ndodhi shumë pranë vendit kur ky liderët po zhvillonin takime, së bashku me delegacionet e tyre, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA