Zjarr në banesën e të moshuarit në Vlorë, 70-vjeçari humb jetën mes flakëve
06/03/2024 12:11
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.
Një 70- vjeçar ka humbur jetën pasi në banesën e tij ka rënë zjarr, dyshohet se aksidentalisht. Fatkeqësisht i moshurari me iniciale Tj. L., tetraplegjik, nuk ka mundur të dalë nga banesa, e për pasojë nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të shkaktuara nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel