“Vrasja e Pjerin Xhuvanit nxori gabime serioze në hetim”, ish-prokurori Beci: Hetimi i mangët, mund të shtohet autorë të tjerë

06/03/2024 13:27

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në “Breaking” në Top News, foli për zhvillimet e fundit lidhur me hetimet lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, me 21 prill të vitit 2021, për të cilën akuzohet Arbër Paplekaj.

Ai u shpreh se kërkesat për shqyrtimin edhe një herë të çështjes, tregon se ka pasur defekte serioze në hetimin e kryer më parë.

“Referuar faktit që Apeli ka vendosur rishqyrtim gjyqësor. Ekspertimi kriminalisti nënkupton që në procesin këqyrjes së vendit të  ngjarjes, hetimit paraprak, në shqyrtimin gjyqësor në shkallën e parë ka pasur defekte serioze dhe për këto arsye Apeli nuk gjen dot prova për konfirmimin që ka dhënë Gjykata e Shkallës së parë. Për këtë arsye duhet ekspertimi kriminalisti dhe detyrat e tjera që ka lënë Gjykata. Hetimi është i mangët. Kur kërkohet informacion mbi dëshmitarët, ecurinë e pjesë tjetër, nënkupton që mund të përmbyset cilësimi juridik të veprës, maksimalisht mund të shtojë autorë të tjerë që mund të kenë ndërhyrë dhe kanë sjellë vdekjen e një shtetasi”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA