26/12 12:07
Zevendës/kryeministrja, Belinda Balluku, nuk e përjashton mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas në bazën taktike ajrore të NATO-s, që u hap pak ditë më parë në Kuçovë.
Në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, Balluku u shpreh se nëse shihet e arsyeshme nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, mund të bëhet ky trajnim, ndërsa shtoi se baza e Kuçovës i ka të gjitha kapacitetet e operimit.
“Është aset që i përket NATO. Në koordinim me NATO, nëse do të shikohet e arsyeshme, do të jemi të gatshëm të bëjmë dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas. I përmbush të gjitha kushtet, i ka të gjitha kapacitete e operimit”.
Top Channel