Nikki Haley ka njoftuar se është tërhequr nga fushata e saj për garën presidenciale, por thotë se nuk është penduar.
Gjatë fjalimit që mbajti sot, ajo u shpreh se tashmë votat duhet të shkojnë për Donald Trump, edhe pse Haley njihej si rivalja e vetme e tij.
Po ashtu ajo tha se nuk pendohet për vendimin që mori për t’u tërhequr nga gara.
Haley tha se i uronte më të mirat Trumpit, por ajo më pas ia kaloi ‘topin’ atij, duke thënë se i takonte atij të “fitonte votat” e të gjithë republikanëve që nuk e mbështetën atë.
Sic shkruan BBC, komentet dukej se ishin një referencë për mosinteresimin e Trump, deri më tani, për ta bërë këtë.
Ai ka ‘zemëruar’ mbështetësit e Haley në javët e fundit duke thënë se ata do të “ndalohen përgjithmonë” nga lëvizja e tij ‘Make America Great Again’.
Top Channel