Nga Ilir Demalia
Shqiptarët nuk duhet të urrejnë Fredi Belerin. Ai e ka deklaruar hapur që është grek. Me aktivitetet e tij ka kryer terror në territorin shqiptar duke vrarë ushtarakët shqiptar në Peshkëpi me grupet terroriste greke.
Ai punon për qarqet më antishqiptare dhe grupet terroriste të shovinizmit grek dhe agendave Vorio-Epriote, hapur. Si qytetar e Republikës së Shqipërisë Ai duhet ti nënshtrohet ligjit shqiptar për këto aktivitete te tij.
Përbuzja dhe neveria duhet të jetë për ata që i kërkojnë votën shqiptarëve në emër të sovranitett, demokracisë, votës së lirë, denoncimit të korrupsionit, të drejtave të njeriut, në një kohë që kjo bandë politikanësh që shkojnë e ankohen në Greqi se Beleri është i burgosur politik, duke u drejtuar prej Hoxhës në maj të dritares qe i bie po dy telave të njëjtës çifteli për hallin e vet, Saliu, së bashku me Lirien e Metës, Qirjo Dulen dhe ndonjë fshatar zoofil i Fterrës, së bashku me grupet e kazanit të darkës, moderatorë, gazetarë, analistë që i dalin në mbrojtje të një halldupi dhe antishqiptari të hapur si Fredi Beleri, nuk kanë ngritur dhe të ngrenë zërin për masakrimin e shqiptarëve në një shtet që nuk njeh të drejtat e minoriteteve dhe mban ligjin e luftës me Shqipërinë si shteti Helen. Këta janë të parët që duhen pështyrë në surrat dhe kapur me shkelma kudo që ti shohin.
Si ka mundësi që Sali Berisha, i cili kërkonte në 1994 arrestimin e Fredi Belerit, si terrorist, për vrasjen e dy dhe plagosjen e tre ushtarakëve në Peshkëpi të cilët i dekoroi si dëshmorë të atdheut, sot me zagarët e tij politik e mediatik që i paguan me paratë e PIRAMIDAVE, Rrugës Kombit, Gërdecit, 1997-tës, 21 Janarit , dalin në mbrojtje të Belerit ?!! Flamuri pa bisht, Luçiano i Boçit, speci gogozhar Agroni Gjekmarku i Zogut të Dengut pa markë, shkojnë në Greqi duke u ankuar tek Orthodoksia-Greke për Belerin dhe Hoxhën në kat të shtate si të burgosur politik?!
Kështu vepron tufa e Foltores poshtë ballkonit të Hoxhë Saliut që pëllet çdo natë në kat të shtatë për kaqolat poshtë për sovranizëm, patriotizëm së bashku me Tomorr Ludovikun, Salinjin e Dumllas, Gjelin e detit të Peqinit, ….sebashku me gazetarë dhe analiste qe paguhen cash nga Syri Qimit të Zenit për te bëre kakofoni dhe në ekranet e tjera në mbrojtje të Belerit dhe Hoxhë Efendiut ne kat te shtate.
Janë pikërisht ata gazetarë dhe analistë dhe intelektualë siç i thonë vetes, që në 1997 me ndihmën e grekëve organizuan Revolucionin e Armatosur për rrëzimin e Berishës. Këta nuk kanë hallin as ke Berisha as ke Edi, këta janë mercenarë në shërbimet e fqinjëve tanë dhe kjo është historia e Shqipërisë, qe duan Shqipërinë rrumpalle, të destabilizuar dhe në konflikt. Kështu këta trashen e fryhen por si derra në lluc në një kohë që dalin si Sokrat të vuejtun në ekranet e çorbës së darkës gjithë ditën e lume.
Çështja Beleri nuk duhet të mbyllet këtu, ajo tashmë duhet të hapet për vrasjen e ushtarakëve dhe gjithë aktivitetin e tij subversionist për qarqet më të errëta të projektit të Magali Idhesë dhe shërbëtorëve të saj që duan të vijnë në pushtet nëpërmjet destabilizimit dhe copëtimit të saj.
Top Channel