Subvencionet për bujqësinë, janë 8 skema që do të financojnë 70 mijë fermerë

06/03/2024 15:25

Këshilli i Ministrave, në vendimet e fundit të saj, ka ndryshuar kriteret e përfitimit nga skemat mbështetëse për fermerët.

Në total, janë 8 skema mbështetjeje, të cilat do të financojnë më shumë se 70 mijë fermerë, ku përparësi do t’i jepet bashkimit të operatorëve. Ndërkohë për herë të parë do të subvencionohen dhe kultivuesit e bimëve mjekësore

“Kemi përcaktuar 8 masa, së pari mbështetja për lopët në vlerën 10 mijë lekë për krerë për tufa mbi 10 krerë për fermë. Mbështetja e bagëtive të imta me 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë. Mbështetje për bletarinë në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje. Mbështetje për perimet, luleshtrydhen,  rrushin tavolinë dhe sera me një vlerë 200 mijë lekë për hektarë por jo më shumë se dy sezone.  Kemi një produkt të ri, bimët mjekësore do të mbështetet 30 mijë lekë për hektarë, por jo më pak se 1 hektarë”, u shpreh ministrja Anila Denaj.

Ndërkohë ndryshime në metodologji do të pësojë edhe skema e subvencionimit të naftës për fermerët

“Nuk do të vijojë  ndarja e naftës me karta, por me lekë në llogari, dhe për këtë jemi duke punuar që të kemi një mbështetje nga sektori bankar që të mundësojmë llogari me kosto të reduktuar për ata fermerë që janë përfitues të naftës. Mbështetje për certifikimin e fermave organike dhe mbështetje për certefikimin e Global GAP”, tha Denaj.

Aplikimet pritet të hapen më 27 mars, ndërsa shuma do të ndahet në mënyrë propocinale tek fermerët që plotësojnë kriteret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA