Prona është bërë shkak i një sherri mes dy vëllezërve në fshatin Çukas të Lushnjës.
70-vjeçari ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin, ndërkohë ky i fundit e ka qëlluar me armë në kokë. 70-vjeçari është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa vëllai i tij 77 vjeç është futur në sallë të operimit pasi ka marrë plagë në dorë.
“Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel