Ditët e fundit një media greke i ka kushtuar një artikull gjyqtares Irena Gjoka, ku shkruhej se ajo është dënuar në Greqi për falsifikim të dokumenteve.
Sipas medias In.gr Gjoka nuk e ka deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit, duke e fshehur atë.
I ftuar në studion e “Breaking” në Top News ka qenë ish-prokurori Eugen Beci i cili ka folur rreth kësaj çështje. Sipas tij i vjen keq që gjyqtarja Irena Gjoka është në këtë situatë, pasi është “një profesioniste shumë e mirë dhe nuk e meriton që të sulmohet”. Sipas tij, “nëse subjektet që e kanë sulmuar do ishin objektivë dhe do e akuzonin para se ajo të merrej me çështjen Beleri, apo hetimet e Berishës, situata do ishte krejt ndryshe”.
Eugen Beci: Procesi ndaj zonjës Gjoka, mua më vjen keq sepse është një profesioniste shumë e mirë, është një profesioniste e cila nuk meritonte të sulmohej pasi ka krijuar procese të cilat shpeshë herë politike. Në rast se do ishin objektivë gjithkush nga subjektet që e sulmojnë, duhet ta sulmonin më përpara se ajo të ishte pjesë e trupës së Belerit, para se të ishte pjesë e gjykatës në hetimet paraprake të ish-kryeministrit Berisha. Kjo do të ishte objektiviteti. Në rast se procesi do të verifikojë të vërtetat e këtij dyshimi që është shfaqur në një gazetë të huaj, ne do të kemi të vetmen provë të vërtetë, që vettingu u krijua për të shantazhuar dhe për të patur në sistem magjistratë të cilët janë lehtësisht të cënueshëm për shkak të integritetit të tyre të dyshimte.
Top Channel