Pavarësisht fitores surprizë në Vermont gjatë votimeve të asaj që në SHBA njihet si “Super e Marta”, Nikki Haley vendosi të tërhiqet nga gara për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Zgjedhjet paraprake të një dite më parë të mbajtura një ditë më parë nga të dy kampet politike njëkohësisht në një sërë shtetesh, dëshmuan se një duel Joe Biden-Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë është gjithmonë e më realist. Trump doli me fitore të qartë tek republikanët në “Super Tuesday”, ndërsa Haley, ish ambasadore e SHBA në OKB, dhe ish-guvernatorja e Karolinës, edhe pse u përpoq të luftonte deri në fund, u dorëzua përpara shifrave: Populisti i djathtë 77-vjeçar fitoi kundër saj në pothuajse të gjitha 15 shtetet federale ku pati votime. Haley nuk doli as para shtypit dhe nuk planifikoi më takime gjatë ditës së sotme.
Edhe Demokratët zhvilluan zgjedhjet paraprake presidencale të martën në SHBA, ku kandidati demokrat, presidenti, Joe Biden vazhdoi serinë e fitoreve. Vetëm në zonën ekstra-amerikane, Samoa fitoi një biznesmen gati i panjohur kundrejt Biden. Megjithatë kandidatura e Bidenit është mjaft e sigurt, për shkak se nuk ka rivalë të tjerë seriozë brenda partisë. Trumpi e përshkroi këtë si një ditë fantastike dhe sulmoi Bidenin, tha se vendi ka pësuar “një goditje të madhe” gjatë tri viteve të fundit, ndërsa fajësoi mënyrën e trajtimit të ekonomisë dhe emigracionit nga presidenti aktual, ky i fundit, nga ana e tij paralajmëroi se një mandat tjetër për republikanin do të nënkuptonte “kaos, ndarje dhe errësirë”.
Top Channel