Pesë zëvendësministra të rinj janë emëruar në kabinetin e qeverisë Rama.

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali u lirua nga detyra dhe emërohet zëvendësministre e Financave.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani u lirua nga detyra dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero u lirua nga detyra dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj u lirua ng detyra dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Njoftimi i plotë:

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel